dëlirësi

Nga Wiktionary

DËLIRËSI f.

1. Të qenët i pastër, pa pluhur, pa plehra etj.; pastërti. Dëlirësia e rrugëve. Dëlirësia e shtëpisë (e dhomës, e oborrit).

2. fig. Të qenët i pastër nga shpirti, pastërti shpirtërore; të qenët i çiltër, çiltëri; të qenët i ndershëm, ndershmëri. Dëlirësi vajzërore. Dëlirësi fëminore. Dëlirësia e rinisë. Sy plot dëlirësi. Foli (buzëqeshi) me dëlirësi.