dëlirë

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

DËLIRË mb.

1. I pastër. Dhomë (shtëpi) e dëlirë. Oborr i dëlirë. Qeleshe e dëlirë. Oriz i dëlirë. Farë e dëlirë. Ujë (burim) i dëlirë. Raki e dëlirë.

2. euf. Që është liruar nga barra (për një grua lehone).

3. fig. I pastër, i panjollosur, i papërlyer; i ndershëm; i çiltër. Vajzë e dëlirë. Ndjenja të dëlira. Dashuri e dëlirë. E ka zemrën (ndërgjegjen) të dëlirë.

4. fig. I pafajshëm, i larë. Doli i dëlirë.

5. vjet. Që gëzon liri, i lirë. Popull i dëlirë.