dëgjues

Nga Wiktionary

DËGJUES m.

1. Ai që dëgjon dikë a diçka; ai që është ulur në një dhomë, në një sallë etj. dhe ndjek me vëmendje atë që thuhet, që këndohet etj. Dëgjues i vëmendshëm. Dëgjuesi i thjeshtë. Dëgjues të radios. Ka dëgjues të shumtë. Duartrokitjet e dëgjuesve. Të dashur dëgjues!

2. Ai që ndjek mësimet a leksionet në një shkollë, në një kurs etj., pa qenë nxënës ose student i rregullt; ai që është ftuar të marrë pjesë në një mbledhje, por nuk ka të drejtën e fjalës. Ndjek mësimet si dëgjues. Marrin pjesë si dëgjues. Mos rri si dëgjues!