Jump to content

caktoj

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Caktoj kal. -

  1. Vendos prerazi sasinë, masën ose vendin e diçkaje, i vë një cak; vë një afat, vendos që më përpara me përpikëri kohën e nevojshme për diçka. Caktoj çmimin (shpërblimin, rrogën, pensionin). Caktoj kufijtë. Caktoj orën (ditën, datën, afatin, kohën). Caktoj takimin.
  2. E vë në një detyrë, e ngarkoj me një punë; e emëroj; i jap a i ngarkoj (një punë, një detyrë etj.). E caktuan përgjegjës (brigadier, komisar). Caktoj në një detyrë. I caktoj një punë (një detyrë).
  3. E lë për një qëllim, e ndaj për një punë. Caktoj truallin për ndërtim. Caktoj një tokë për vresht. Caktoj grurin (misrin, patatet...) për farë.
  4. Përcaktoj mënyrën e një veprimi, vendos mirë për një qëndrim. Caktoj vijën. Caktoj strategjinë (taktikën).[1]

Etimologjia

[redaktoni]

Shqiptimi

[redaktoni]

Sinonime

[redaktoni]

Antonime

[redaktoni]

Fjalë të prejardhura

[redaktoni]

Në gjuhë tjera

[redaktoni]

Referencat

[redaktoni]
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0