bythë

Nga Wiktionary
Versioni i datës 26 prill 2017 08:58 nga OctraBot (diskuto | kontribute) (Bot: Cleaning up old interwiki links)

Shqip

Bythë

I f.sh.bised. -

  1. anat. Pjesa e prapme e trupit të frymorëve në fund të kurrizit; organi i jashtëqitjes dhe mollaqet; të ndenjurat. Bytha e foshnjës. Bytha e kalit. Bytha e pulës. Rri në bythë.
  2. Fundi i një ene nga ana e jashtme. Bytha e kusisë (e kazanit, e tiganit, e shishes).
  3. Pjesa e poshtme e një druri a e një sendi që rri pingul në tokë, fundi i një druri, rrëza. Bytha e fikut (e ullirit, e lisit, e arrës, e kumbullës). Në bythë të mullarit.
  4. shih bythçe,~ja.
  • Bytha e kusisë! shar. shih te kusi,~a. Me bythë përpjetë shih te përpjetë. Ishte bythë e brekë me dikë thjeshtligj., keq. ishte tepër i afërt me dikë, ishte i lidhur shumë ngushtë me të. S'i zë bytha vend thjeshtligj., keq. shih te vend,~i.


II parafj.thjeshtligj. - Në pjesën e poshtme (të një druri a të një sendi që rri pingul), rrëzë. Bythë lisit (rrapit, manit). Bythë mullarit.[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0