buis

Nga Wiktionary
Versioni i datës 26 prill 2017 08:57 nga OctraBot (diskuto | kontribute) (Bot: Cleaning up old interwiki links)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

Shqip[redaktoni]

Buis jokal. -

  1. Del a mblidhet përnjëherësh e me shumicë, gëlon, vërshon; roit (për bletët); ka me shumicë. Buisin mizat. Buis bleta. Buisin njerëzit.
  2. Mbin përnjëherësh, shpërthen me shumicë (për bimët e lulet); shfaqet përnjëherësh me të gjitha tiparet e veçoritë që ka, shpërthen. Buisën lulet. Buisi pranvera.
  3. Rrjedh nga pak pika-pika, qan, loton. Buis katruvja.
  4. Bën një zhurmë të mbytur e të vijueshme, gumëzhin; zien ngadalë, duke bërë zhurmë të pandërprerë; buburit. Buis uji në zjarr. Buis gjella.
  5. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Zien, më bëhet miza-miza. Më buis trupi. Më buisin këmbët nga lodhja.
  6. Jehon, ushton nga zhurma, buçet. Buis pylli. Buisin rrugët. Buis lumi. Më buisin veshët.
  7. fig. Shfaqet me shumicë e me vrull, vjen në një varg të pandërprerë; vlon, zien (për ndjenjat, mendimet etj.); vjen menjëherë, pllakos. Buisin mendimet. Më buis gjaku. Buis jeta.
  8. Bulurit. Buis kau.[1]

Etimologjia[redaktoni]

Shqiptimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Fjalë të prejardhura[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0