bubërroj

Nga Wiktionary
Versioni i datës 20 qershor 2008 23:28 nga Zeke (diskuto | kontribute) (Faqe e re: ==Shqip== '''Bubërroj''' ''jokal.'' - # Kërkoj morrat në trup për t'i vrarë, qëroj morrat (në një rrobë ose në flokët), çmorritem. # ''fig.'' Bëj punë të vogla për t...)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

Shqip[redaktoni]

Bubërroj jokal. -

  1. Kërkoj morrat në trup për t'i vrarë, qëroj morrat (në një rrobë ose në flokët), çmorritem.
  2. fig. Bëj punë të vogla për të shtyrë kohën, merrem me vogëlsira e me çikërrima. Bubërron natë e ditë. Bubërronte nëpër shtëpi.
  3. Kërkoj në të gjitha anët për të gjetur diçka, rrëmoj. Bubërron nëpër xhepa (në dollap).
  4. Shkoj andej-këtej, vërtitem lart e poshtë; vet. veta III sillet e gumëzhin (për një turmë ose për shumicë qeniesh). Turma bubërronte në oborr.
  5. vet. veta III. Kullot në një vend me pak bar, duke ngrënë një majë këtu, një majë aty; kërkon ushqim andej-këtej, qëmton, gjëllin (për bagëtitë). Bubërronin qengjat. Zogjtë bubërrojnë.
  6. kal. fig. Ngacmoj. E bubërroi me fjalë.
  7. Them diçka nëpër dhëmbë, mërmërit.[1]

Etimologjia[redaktoni]

Shqiptimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Fjalë të prejardhura[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0