buall

Nga Wiktionary
Versioni i datës 26 prill 2017 08:57 nga OctraBot (diskuto | kontribute) (Bot: Cleaning up old interwiki links)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

Shqip[redaktoni]

Buall m.sh. -

  1. Kafshë shtëpiake ripërtypëse e dythundrake, me trup të madh e të mbuluar me qime të zeza, me qafë të shkurtër dhe me brirë të kthyer prapa, që mbahet për punë bujqësore. Mish (lëkurë, bri, kokë) bualli. Një pendë buaj. Lëroj (tërheq) me buaj. I rëndë (i ngathët) si buall. Fle si buall bën gjumë të thellë. Shtrihet si bualli në lerë. keq. I ka hapur sytë si bualli në ujë.
  2. fig. keq. Burrë me trup të madh e të rëndë, por i ngathët e i trashë nga mendja.
  3. zool. Kacadre.
  • E bën buall diçka e zmadhon diçka tej mase, e fryn së tepërmi. E bën mizën (pleshtin) buall (ka) e zmadhon tepër diçka, e fryn shumë, i jep një rëndësi më të madhe sesa duhet. As me buaj, as me qe i pavendosur, që nuk di nga t'ia mbajë, me dy mendje; as kështu as ashtu. Hall me buaj, hall me qe keq sido që të bëhet, keq kështu e keq ashtu. U fut (hyri) në bri të buallit (të kaut) shih te bri,~ri. Ka lëkurë bualli (e ka lëkurën si të buallit) shih te lëkurë,~a. Nuk sheh buallin para sysh nuk kupton edhe diçka që është fare e qartë. Me sa hyn bualli në veshin (në vrimën) e gjilpërës kurrë, asnjëherë; është e pamundur të bëhet. Të shtie miza e s'të nxjerr bualli shih te mizë,~a. Fik bualli bot. shih te fik,~u 1. Lule bualli bot. shih te lule,~ja.[1]

Etimologjia[redaktoni]

Shqiptimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Fjalë të prejardhura[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0