brof

Nga Wiktionary
Versioni i datës 18 qershor 2008 23:12 nga Zeke (diskuto | kontribute) (Faqe e re: ==Shqip== '''Brof''' '''I''' ''jokal.'' - # Ngrihem menjëherë më këmbë, çohem me rrëmbim, hidhem shpejt më këmbë; kërcej përpjetë. ''Brofi me këmbë. Brofi nga vendi (...)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

Shqip

Brof

I jokal. -

  1. Ngrihem menjëherë më këmbë, çohem me rrëmbim, hidhem shpejt më këmbë; kërcej përpjetë. Brofi me këmbë. Brofi nga vendi (nga shtrati). Brofi menjëherë (përpjetë).
  2. Turrem drejt diçkaje, hidhem me vrull përpara. Brofi përpara. Brofi te dera (te dritarja).
  • I brofte zemra i hidhej zemra përpjetë (nga gëzimi etj.).


II ndajf. -

  1. Menjëherë e me vrull, shpejt (kur ngrihemi). U ngrit (u çua) brof.
  2. Papritmas, befas, menjëherë. I doli brof përpara.
  3. përd. kallëzues. Ngrihem menjëherë, çohem me vrull e shpejt. Brof më këmbë.[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0