bredh

Nga Wiktionary
Versioni i datës 26 prill 2017 08:56 nga OctraBot (diskuto | kontribute) (Bot: Cleaning up old interwiki links)

Shqip

Bredh I m.sh.bot. - Dru halor përherë i gjelbër, me kurorë me majë, që lëshon boçe të gjata dhe që përdoret më shumë për mobilie. Bredh i bardhë. Bredh i zi. Bredh i kuq. Bredhi i Vitit të Ri. Dru bredhi. Boçë bredhi. Pyll bredhash.


II jokal. -

  1. Endem në vende të ndryshme, sillem lart e poshtë, shëtit andej-këtej. Bredh me këmbë (me biçikletë, me makinë). Bredh fshatrave (rrugëve, nëpër ara). Brodhi nëpër botë. Bridhte dyerve të botës. Bredh kot (pa punë). Bredh hu me hu. Brodhi gjithë ditën.
  2. Vrapoj, eci me vrap. Bredh shpejt. Brodhi pas tij. Bridh ta arrish!
  3. Kërcej, hidhem e lodroj; vet. veta III kërcen, kthehet prapa pasi përplaset në një send të fortë (për plumbin). Bredhin fëmijët. Bredhin qengjat. Brodhi një plumb.
  4. keq. Bëj jetë të shkujdesur e të zbrazët, jepem pas qejfeve; bëj dashuri të përciptë e sa për të kaluar kohën, shkoj pas femrave. Bridhte pas fustaneve. Thonë se ka bredhur.
  5. kal. bised. Shëtit një vend a vende të ndryshme, i bie lart e poshtë një vendi. Ka bredhur tërë botën. Brodhi dynjanë. I brodhi të gjitha arat. Brodhi dyqanet.
  6. kal. E kaloj, e bëj të rrëshqasë mbi një send ose mbi sende të ndryshme pa e ndalur në një vend (për sytë, për vështrimin etj.). Bredh sytë. Bredh shikimin (vështrimin). Bredh gishtin nëpër hartë.
  7. kal. bised. E çoj në vende të ndryshme, e shëtit, e shpie nga një vend në një tjetër. E brodha nëpër qytet (nëpër Tiranë). E brodhi nëpër shkolla.
  8. kal. vet. veta III fiz. Pasqyron, kthen (rrezet etj.). Një trup i bardhë i bredh të gjitha rrezet.
  • Bredh (shkon, shëtit) lule me lule dikush keq. shih te lule,~ha.[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0