bathë

Nga Wiktionary

Shqip

Emër

bathë f.sh.bot. -

  1. Bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe pak të trasha, me lule të bardha në manushaqe e me një pikë të errët në petla, e cila mbillet për të pasuruar tokën me azot dhe për bishtajat e kokrrat; bishtajat dhe kokrrat e kësaj bime, që përdoren për ushqim. Bathë kokërrvogël. Bathe të njoma (të thata). Ndryshku i bathës. Gjellë me bathë. Miell bathe. Mbjell bathë.
  2. krahin. Fasule. Bathë qorre.
  • Bathë e mbirë në udhë njeri i vetëm, njeri pa prindër dhe pa vëllezër e motra, njeri pa njeri; jetim. Si batha shtatëjavëshe mospërf. jo shumë i vjetër; i papjekur. I humbi batha u hutua, e humbi fillin. I ndaj bathët shih te ndaj. U ngopa me bathë u mërzita nga një gjë e përsëritur dhe bajate. Shtie me bathë tall. i merr me mend gjërat, hedh fall. Siç duken (siç tregojnë) bathët me sa duket, siç tregojnë shenjat. S'i ka bathët mirë (të mbara) nuk i ka punët në rregull. Bathë, bathë, po një kokërr të njëjtën gjë po na thotë, sa herë po ajo gjë përsëritet. Janë një bathë e një kokërr janë njësoj, janë brumë i një mielli, si njëri edhe tjetri. Ishin bathët të numëruara ishte e shtrënguar ekonomia e shtëpisë, ishin të kufizuara mundësitë. Bathë ka ngrënë e bathë mollois (bathë ka parë e bathë tregon) mospërf. ka pak përvojë nga jeta, aq di e aq thotë.[1]

Etimologjia

Prononcimi

Sinonime

Antonime

Fjalë rrjedhëse

Në gjuhët tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0