batall
Appearance
Shqip
[redaktoni]Batall
I mb.bised. -
- Që nuk hyn në punë, që nuk vlen për asgjë, i pavlefshëm; i papërdorshëm. Njeri batall. Mall batall. Vegël batalle.
- Që është lënë djerr, i papunuar (për tokat); që s'jep prodhim. Vend batall. Tokë batalle.
- fig. I trashë e i ngathët, jo i zhdërvjellët. Me mendje batalle. E ka trupin batall.
II ndajf.bised. -
- Pa punë, kot. Rri batall. Më la batall. I la qetë batall.
- Pa punuar, djerr (për tokat). Mbeti (toka) batall. E lanë batall.
- Batall (i madh) fort! iron. punë e madhe!, s'ka gajle!, aq më bën! E bëri batall diçka e prishi, e bëri që të mos vlejë më për asgjë.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Prononcimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë rrjedhëse
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0