bashkim

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

bashkim m.sh. -

  1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve bashkoj, bashkohem. Bashkim politik (ekonomik, ushtarak). Bashkim vullnetar. Bashkim i plotë (i shëndoshë). Bashkim mekanik. Bashkimi i popullit (i masave, i forcave, i grupeve, i reparteve). Bashkimi i kombit. Bashkimi i krahinave. Forcoj bashkimin. Bashkimi bën fuqinë. fj. u.
  2. Lidhje organizatash, institucionesh, shtetesh etj. të ndryshme sipas një marrëveshjeje për veprimtari të përbashkët, grup i bashkuar për një qëllim. Bashkim krahinor. Bashkim doganor (postar). Bashkime monopoliste.
  3. Pjesë e parë në emërtime të pathjeshta për disa organizata politike e shoqërore, që përfshijnë anëtarët sipas veprimtarisë, sipas profesionit etj. Bashkimi i Rinisë së Punës të Shqipërisë. Bashkimet Profesionale të Shqipërisë. Bashkimi i Grave të Shqipërisë. Bashkimi i Gazetarëve të Shqipërisë. Bashkimi i Kooperativave të Artizanatit.
  4. Pjesë e parë në emërtime të pathjeshta për disa lidhje shtetesh ose vendesh në një tërësi me një pushtet politik, me ekonomi e ushtri të përbashkët. Bashkimi Jugafrikan. Bashkimi Australian.
  5. kim. Lidhje e atomeve të dy a më shumë elementeve që bëhet në përpjesëtime të caktuara dhe që jep një lëndë me cilësi të reja; lënda që del nga kjo lidhje. Bashkim kimik. Bashkim organik. Reaksione bashkimi.[1]

Etimologjia[redaktoni]

Prononcimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Fjalë rrjedhëse[redaktoni]

Në gjuhët tjera[redaktoni]

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0