bëhem

Nga Wiktionary
Versioni i datës 26 prill 2017 08:58 nga OctraBot (diskuto | kontribute) (Bot: Cleaning up old interwiki links)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

Shqip[redaktoni]

Bëhem vetv. -

  1. Ndryshoj përbërjen, përmasat, trajtën etj., kthehem në një gjendje tjetër; filloj të jem...; edhe fig. kthehem, shndërrohem; fitoj cilësi a tipare të tjera, jetoj e veproj si i tillë (edhe në një varg njësish frazeologjike). Bëhet i butë (i fortë, i lehtë, i lëmuar). Bëhet i bardhë (i zi,i kuq). Bëhet i ëmbël (i hidhur, i kripur). Bëhet i gjatë (i madh, i hollë, i gjerë). Bëhem i mirë (i urtë, i zellshëm, i shkathët, i bukur). U bë i pasur (i varfër). U bë i njohur (i famshëm, i fortë). U bë trim (hero). U bë i mërzitshëm (rrugaç). U bë budalla (qesharak). U bë qull. Bëhet akull. U bë një metër. Bëhet palë. U bë copë-copë (retra). U bë vrima-vrima (shoshë, shportë). U bë vendi gropë (breg, rrafsh). U bë qumështi hirrë. U bë dhëndër (nuse). U bë nënë. Bëhet shprehi (zakon, ligj, rregull). T'u bëftë gjak e dhjamë! ur. U bë brumë. U bë daulle (kacek, fuçi) u fry shumë. U bë fill (fshikull, furkë, finjë, gisht, trëndelinë...) u dobësua shumë, u tret e u hollua. U bë lopë (lundër) u shëndosh shumë, u fry. Ishte bërë pastërma ishte tretur e ishte tharë. Ishte bërë qiri ishte tretur. U bë dyllë (dhe, baltë, ftua, limon, gëlqere, çarçaf, mehit) në fytyrë u zbeh, u zverdh shumë në fytyrë, u irnos. U bë ujë (lëng) u lag shumë. U bë flakë (prush, spec, lulëkuqe) u skuq shumë në fytyrë. U bë tym (tym e mjegull). U bë një grusht (një dorë, lëmsh, gogël) u mblodh kruspull; u rrudh nga të ftohtët, nga frika etj. U bë lis u rrit shumë nga shtati. Bëhet kështjellë (kala, shkëmb graniti). U bë lolo (qole, palaço, brashnjë, leckë). U bë gogol (bubë). U bë pengesë (gardh, mburojë, barrikadë, prag, shteg). U bë simbol (flamur). U bë shembull. Të bëhet mësim! Bëhem shkak. U bë vegël e dikujt. U bë finjë toka u varfërua. U bë sterrë u nxi. U bë hi (shkrumb, thëngjill) u dogj krejt. U bë varr për dikë. Iu bë barku daulle (hambar, lodër) iu fry shumë barku. Iu bë qafa palë-palë. Iu bë barku petë (dërrasë, gropë) kishte uri të madhe, vdiq (ngordhi) për të ngrënë. M'u bë goja helm (pleh, shkrumb). U bë gjysmë njeriu u dobësua shumë; e humbi krejt. Iu bë jeta pus (skëterrë, varr). U bë çengel (kockë e lëkurë) u dobësua shumë. M`u bë koka dhallë (tym, daulle, finjë). M`u bë mendja dhallë (lëmsh, mulli, çorap). M`u bë mendjaujë e humba toruan. I bëhem (i gjendem) nënë e baba. M`u bë vëlla e shkuar vëllait m'u gjend si vëlla. M`u bë (si) burri i nënës (njerk) dikush përb. më është mërzitur shumë, s'e duroj dot, s'e shoh dot me sy. Themeli çati s'bëhet. fj.u. U bëftë gur! mallk.
  2. vet. veta III. Rritet dhe piqet, arrihet (për pemët, për perimet); jep prodhim të mbarë, rritet e jep prodhim. U bë gruri. U bënë shpejt qershitë (fiqtë, manat). U bë rrushi. U bënë bathët (bizelet, kungujt, pjeprat). Nuk u bë misri atë vit.
  3. Zhvillohem, rritem ose arrij në një gjendje a në një moshë të caktuar; vet. veta III është koha, është e domosdoshme a është e nevojshme për të kryer një veprim me diçka a me dikë ose për të marrë masa. U bë burrë (plak). M'u bë mjekra. Iu bë djali shok (vëlla) iu rrit i biri e u bë burrë. U bë për brisk u bë burrë. U bë gruri për të korrur. Iu bë vajza për martesë (për nuse). U bë kali për shalë. U bë djali për shkollë. U bë demi për zgjedhë. U bë buka për të hedhur në furrë. Është bërë dhoma për të fshirë. U bë toka për të mbjellë. Iu bënë flokët për të qethur. Është bërë për t`u rruar. Është bërë për faqe të zezë. Ishte bërë për hekura. U bë për pikë të hallit. Ç'u bë në këtë ditë! U bë për shkop u plak. Iu bë goja për arapash. Është bërë për ujë të ftohtë. Është bërë për në plasë të derës. Është bërë për të kuar është dobësuar shumë, s'është në gjendje të ushqejë veten nga pleqëria a nga ndonjë sëmundje. Ishte bërë për të qarë hallin. Është bërë për të vrarë. shak. U bëfsh njëqind vjeç! ur. Mos u bëftë të bëhet! mallk.
  4. vet. veta III. Përgatitet; përfundon, mbaron, kryhet. Po bëhet gjella. U bë dreka (darka). U bë kafeja. U bë shtëpia. Detyra u bë. Bëhem gati përgatitem. Gur, gur bëhet mur. fj.u. S`bëhet vreshti me urata, po me shata e me lopata. fj.u.
  5. vet. veta III edhe fig. Formohet, krijohet, ngrihet; më shfaqet diçka në trup etj.; më del, më kthehet në diçka, më shndërrohet. U bë një vrimë e madhe. U bë rrugë (shteg). U bë një vijë. U bë gropë. Iu bë koka me xhunga. Iu bënë buzët me plagë. Iu bë fytyra me puçrra. M'u bënë duart me kallo. Iu bë një gungë (një plagë). Iu bë lëkura pulla-pulla. M'u bë një lëmsh (një nyjë, një komb) në fyt (në grykë). Iu bë lak në fyt (në grykë). Më bëhet xhumbë në grykë (në bark). Iu bë buka drokth (gorricë, gjemb, shirit) nuk i shkonte buka poshtë, nuk i hahej (për shkak të një hidhërimi, shqetësimi etj.).
  6. vet. veta III. Ndodh, ngjet, zhvillohet; veprohet në një mënyrë të caktuar. U bë një mbledhje. Ndeshja nuk u bë. Sot nuk u bë mësim. U bë dasmë e madhe. U bë konferenca (kongresi). U bë një demonstratë (një grevë, një manifestim). Bëhet një parakalim (një paradë). Gjyqi u bë. U bë luftë (kasaphanë). Ç'u bë me të? Si i bëhet? Ç`po bëhet aty? U bë ç`u bë. Le të bëhet ç`të bëhet! S`u bë kiameti!
  7. fig. Vij në gjendje shpirtërore a shëndetësore të caktuar. U bë i lumtur (i pakënaqur). U bë me inat (me qejf). U bë helm (vrer, pikë e vrer). Bëhem merak merakosem, shqetësohem. Bëhem shend e verë. U bë keq u sëmur rëndë. U bë më mirë u përmirësua nga shëndeti.
  8. vet. veta III. Kthehet në pronë të dikujt, i përket, i takon; vlen si..., kthehet. Pasuritë u bënë të popullit. Arti është bërë i masave. U bë qëllimi i jetës së tij.
  9. Fitoj një profesion, një mjeshtëri etj.; marr një gradë a një titull; caktohem, emërohem në një punë a zgjidhem në një organ; marr përsipër një detyrë, kryej detyrën e... U bë mekanik (tornitor, traktorist, minator, mësues). U bë shkrimtar (piktor, muzikant). U bë mjek (inxhinier). U bë Artist i Popullit (Mësues i merituar). U bë kryetar (drejtor, brigadier, deputet). U bë dëshmitar (dorëzënës).
  10. Merrem vesh a lidhem me dikë për një punë, hyj në marrëdhënie a në lidhje me të; pajtohem në mendime me dikë; bashkohem, shkoj me dikë, afrohem shumë. Bëhemi miq (shokë, krushq). U bë aleat. Bëhem me të. U bë kundër dikujt. Bëhem i shtëpisë familjarizohem. Nuk bëhen midis tyre. bised. nuk kanë marrëdhënie të mira, nuk japin e marrin, nuk hyjnë e dalin.
  11. Lyhem me diçka; fëlliqem, përlyhem, ndotem. Bëhem me shkumë. Bëhej me pudër (me të kuq). U bë me baltë (me pluhur, me bojë). U bë me njolla. U bënë me gjak.
  12. bised. Pajisem me diçka që më mungonte; më shtohet në familje dikush që më mungonte; gjej për vete diçka, siguroj. U bë me shtëpi. U bë me orë (me biçikletë). U bë me nuse (me grua). U bë me djalë (me çupë, me fëmijë). U bë me nip (me mbesë). U bë me prindër (me baba, me nënë). U bë me vëlla (me motër). U bë me shokë.
  13. vet. veta III. Kalon një kohë e caktuar, mbushet një afat; arrin, është. U bënë dhjetë vjet. U bë viti (moti). Po bëhen tre muaj. U bënë tri orë. U bë ca kohë që.. . Sa ditë u bënë? U bë një jetë e tërë. U bënë ditët. U bë koha për t`u nisur. U bë vonë.
  14. kryes. veta III vet. kr. thj. mospërf. Nuk është i asaj moshe a i asaj shkalle ose nuk ka atë vlerë, që të krahasohet me mua; nuk është i denjë për t'u barazuar me dikë, nuk meriton të përfillet. U bë dhe ai... U bëtë dhe ju.. . U bëre dhe ti... U bë dhe koka e tij! U bë veza të mësojë pulën! iron.
  15. bised. Hiqem, mbahem si...; shtirem. Bëhej për i ditur (për i zgjuar). Bëhej për budalla (si i paditur). U bë i sëmurë (si i vdekur).
  16. edhe pavet. Më duket, më del, më shfaqet, më ngjan si... Më bëhet sikur... Më bëhet në ëndërr. M`u bë si im vëlla. M`u bë fytyra e nënës para syve.
  17. fig. bised. Më del emri për diçka të keqe, fitoj nam të keq; më ngjitet diçka, krijohet mendim i keq rreth meje. U bë me fjalë (me llafe). U bë me njollë (me cen). U bë emër (u bë nam) ia zënë emrin në gojë për të keq, ka marrë nam të keq.
  18. kryes. sh. bised. Arrijmë një sasi të caktuar, jemi (si numër); bashkohemi disa veta, mblidhemi së bashku. Bëhemi tetë veta në shtëpi. U bëmë pesë shokë. U bënë dyqind kokë dele. Sa thasë bëhen gjithsej? Sa veta bëhen? U bënë gjashtë brigada pune. Nuk bëhen shumë. U bënë njëqind lekë. Bëhen a s`bëhen dhjetë.
  19. bised. Ndodhem diku; vet. veta III gjendet, është. Ç`u bëre? Nga bëhet ai? Se nga bëhet. Ç`u bënë këpucët? Ç`m`u bë lapsi?
  20. bised. Lëviz, zhvendosem. Bëhu më tutje! Bëhem mënjanë.
  21. vet. veta III bised. Përbëhet. Fshati bëhej nga dyzet shtëpi.
  22. pavet. S'kam dëshirë për diçka, nuk më pëlqen, nuk më vjen për mbarë. S`më bëhet të ngrihem. S`më bëhet të iki. S`më bëhet ta shoh. S`më bëhet të lexoj. S`më bëhet ta zë me dorë.
  23. pavet. Vjen një mot i caktuar; krijohet një gjendje tjetër e kohës ose e mjedisit. U bë ditë (natë). Bëhet mëngjes. U bë vapë (nxehtë, zagushi, ftohtë, fresk). U bë thatësirë (lagështi). U bë mjegull. U bë errësirë (dritë). U bë qetësi (rrëmujë). U bë pus u vrenjt shumë, u err fare.
  24. Përd. pavet. sipas kuptimeve të foljes bëj. S`ka si bëhet. Sipas vendit bëhet kuvendi. fj. u.
  25. Pës. e bëj.[1]

Etimologjia[redaktoni]

Shqiptimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

i zbehur

Fjalë të prejardhura[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]


Anglisht - become
Gjermanisht
Frëngjisht
Polonisht
Japonisht
Hollandisht
Italisht
Suedisht
Portugalisht
Spanisht
Kroatisht
Arabisht
Greqisht
Boshnjakisht
Persisht


Rusisht
Kinezisht
Finlandishte
Norvegjisht
Esperanto
Danisht
Sllovakisht
Hebraisht
Çekisht
Hungarisht
Luksemburgisht
Maqedonisht
Latinisht
Letonisht
Rumanisht


Katalanisht
Serbisht
Sllovenisht
Indonezisht
Bullgarisht
Turqisht
Ukrainisht
Lituanisht
Koreanisht
Bjellorusisht
Irlandisht
Estonisht
Venecianisht
Interlingua
Anglishte e thjeshtë

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0