automatik

Nga Wiktionary

Automatik -

  • m.sh. -
  1. usht. Armë zjarri afërsisht sa pushka, me tytë jo të gjatë, që përdoret për qitje të shpejta automatike. Karikatori i automatikut. Breshëri automatiku. Qitje me automatik. Mbush automatikun. Shtie me automatik.
  2. tek. Mekanizëm i posaçëm që vë në lëvizje një makinë ose një pajisje pa ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të njeriut; automat. Automatiku i ndërruesit të dritave. Automatiku i frenave të dorës.
  3. thjeshtligj. Qendra për lidhjen automatike të telefonave midis tyre. Linja e automatikut. Lidhem me automatikun.
  • mb. -
  1. tek. Që punon vetë me ndihmën e një mekanizmi të posaçëm, pa pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të njeriut; që bëhet me anë të një automati. Aparat automatik. Makinë automatike. Central (telefon) automatik. Frena automatike. Stacion automatik. Komandim automatik. Punon në mënyrë automatike.
  2. fig. Që bëhet sipas një rregullsie të caktuar, pa pjesëmarrjen e vetëdijes ose pa u menduar; i vetvetishëm. Lëvizje automatike. Veprim automatik. Në mënyrë automatike.
  3. usht. Që i qit predhat pa ndërprerje njëra pas tjetrës, që shtie me breshëri. Armë (pushkë) automatike. Top automatik.

Etimologjia[redaktoni]

Prononcimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Fjalë rrjedhëse[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]

Anglisht - automatic
Gjermanisht
Frëngjisht
Polonisht
Japonisht
Hollandisht
Italisht
Suedisht
Portugalisht
Spanisht
Kroatisht
Arabisht
Greqisht
Boshnjakisht
Persisht
Rusisht
Kinezisht
Finlandishte
Norvegjisht
Esperanto
Danisht
Sllovakisht
Hebraisht
Çekisht
Hungarisht
Luksemburgisht
Maqedonisht
Latinisht
Letonisht
Rumanisht
Katalanisht
Serbisht
Sllovenisht
Indonezisht
Bullgarisht
Turqisht
Ukrainisht
Lituanisht
Koreanisht
Bjellorusisht
Irlandisht
Estonisht
Venecianisht
Interlingua
Anglishte e thjeshtë

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0