artë

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

Artë mb. -

  1. Që është bërë prej ari ose që është larë me ar; që është punuar ose qëndisur me fije ari. Unazë e artë. Monedhë e artë. Medalje e artë. Orë e artë. Zinxhir i artë. Jelek i artë. Ylli i artë ylli që jepet për titullin «Hero i Popullit» ose «Hero i Punës Socialiste».
  2. Që ka ngjyrën e arit, i verdhë e i shkëlqyeshëm. Flokë të artë. Grurë i artë. Rreze të arta.
  3. fig. Që ka vlera të mëdha, që ka veti a aftësi të çmueshme. Zemër e artë. Ka duar të arta. Fjalë të arta shprehje, porosi a këshillë që përmban një të vërtetë me vlerë.
  • Çelës i artë libr. mjet për të zgjidhur çdo gjë, shkop magjik. E mesmja e artë (mesi i artë) keq. qëndrim i mesëm, as andej as këtej; qëndrim ose veprim që nuk të çon në ndeshje me dy palët e kundërta dhe që lejon të përfitosh nga të dyja anët. Mosha e artë libr. koha më e bukur në jetën e njeriut, vitet e rinisë. Shekulli i artë (koha e artë) koha e lulëzimit më të madh të shkencave e të arteve në historinë e një vendi. Libër i artë libër nderi, në të cilin shënohen emrat e njerëzve më të shquar. Shkruaj me shkronja të arta përjetësoj diçka të shënuar a të lavdishme. Prerja e artë mat., art. ndarja e një segmenti në dy pjesë, në mënyrë që njëra pjesë të jetë e mesmja e përpjesëtueshme ndërmjet gjithë segmentit dhe pjesës tjetër. Rregulla e artë e mekanikës fiz. parimi i ruajtjes së punës, sipas të cilit në çdo makinë, kur mungojnë forcat e fërkimit, puna lëvizëse është e barabartë me punën e qëndresës.[1]

Etimologjia[redaktoni]

Prononcimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Fjalë rrjedhëse[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]


Anglisht - golden
Gjermanisht
Frëngjisht
Polonisht
Japonisht
Hollandisht
Italisht
Suedisht
Portugalisht
Spanisht
Kroatisht
Arabisht
Greqisht
Boshnjakisht
Persisht

Rusisht
Kinezisht
Finlandishte
Norvegjisht
Esperanto
Danisht
Sllovakisht
Hebraisht
Çekisht
Hungarisht
Luksemburgisht
Maqedonisht
Latinisht
Austrishte
Rumanisht

Katalanisht
Serbisht
Sllovenisht
Indonezisht
Bullgarisht
Turqisht
Ukrainisht
Lituanisht
Koreanisht
Bjellorusisht
Irlandisht
Estonisht
Venecianisht
Interlingua
Anglishte e thjeshtë

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0