saç

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

saç m.

  1. Fletë hekuri e rrumbullakët, e ngritur si gungë dhe me dorezë sipër, që pasi nxehet mirë mbi zjarr, mbulohet me shpuzë e me prush dhe i vihet përsipër lakrorit, bukës, kulaçit etj. për ta pjekur. Saçi i bukës. Nxeh saçin. E poqi me saç. Bukë e pjekur në saç. I vuri saçin lakrorit. Dielli djeg si saç. E kishte rrojtur kokën si saç.
  • I vuri saçin dikujt e vuri në një gjendje shumë të vështirë, e ngushtoi. Ia hoqi saçin dikujt e shpëtoi nga një shqetësim i madh, e çliroi nga një hall i madh, bëri që ta ndiejë veten të qetë. Është saç pa prush nuk ka vlerë të plotë, sepse i mungon diçka e domosdoshme; nuk të mbaron punë, megjithëse ka mundësi; është pemë pa kokrra.

Turqisht[redaktoni]

Emër[redaktoni]

hius

  1. qime