grumbulloj: Dallime mes rishikimesh

Nga Wiktionary
Content deleted Content added
v roboti shtoj: en:grumbulloj
v roboti shtoj: mg:grumbulloj
Rreshti 17: Rreshti 17:


[[en:grumbulloj]]
[[en:grumbulloj]]
[[mg:grumbulloj]]

Versioni i datës 17 prill 2017 17:40

GRUMBULLOJ kal.

1. Mbledh në një vend diçka (sende, lëndë të ndryshme), vë një mbi një ose njërin pranë tjetrit, bëj a vë grumbull; mbledh. Grumbulloj barin (drutë, gurët, dëborën). I grumbulluan librat. Grumbulloj ujë në gropë.

2. Mbledh grumbull njerëz ose kafshë, bëj që të mblidhen në një vend; përqendroj. Grumbulloj nxënësit (studentët). Grumbulluan trupat (ushtarët). I grumbulluan në oborr.

3. Mbledh, marr andej-këtej të dhëna, materiale etj. për një qëllim të caktuar. Grumbullon fakte (materiale, të dhëna). Ka grumbulluar prova.

4. Mbledh ushqime të ndryshme për t'i ruajtur ose për t'i përdorur në kohën e duhur; vë diçka mënjanë për ta përdorur me vonë, mbledh. I grumbullon për dimër. Grumbullon forca (energji).

5. Mbledh në kohën e duhur, sipas rregullave të caktuara e sipas një plani, nga fshatarët ose nga kooperativat prodhime bujqësore e blegtorale për të plotësuar nevojat e popullit e të ekonomisë socialiste. Grumbullojnë drithin (mishin, vezët, qumështin). Grumbullon bimë mjekësore.

6. Shtoj diçka pak e nga pak; fitoj. Grumbullon para (mall). Grumbullon përvojë (dije, njohuri, forca). Grumbulloi pikë.