Diskutim:mishngrënës
Shto temëMISHNGRËNËS m. zool.
Kafshë gjitare kryesisht e egër, që i ka dhëmbët e syrit shumë të mprehtë e dhëmballët të forta (si luani, tigri, ujku, qeni, macja etj.), ka kthetra dhe ushqehet me mish; vet. rendi i këtyre kafshëve. Rendi i mishngrënësve.
MISHNGRËNËS mb.
1. Që ushqehet kryesisht me mish, që ha mish. Kafshë mishngrënëse. Shpend mishngrënës. Bimë mishngrënëse lloj i veçantë bimësh që kapin insekte duke i mbështjellë me gjethe. 2. bised. Që e ha shumë mishin. Njeri mishngrënës. Është mishngrënës. 3. Përd. em. bised. Sipas kuptimit 2 të mbiemrit. Është mishngrënës i madh.
Nis një diskutim rreth mishngrënës
Faqet e diskutimit janë faqet ku njerëzit diskutojnë se si ta bëjnë përmbajtjen e Wiktionary sa më të mirë të jetë e mundur. Stampa:GEND: ta përdorësh këtë faqe për të nisur një diskutim me të tjerët se si ta përmirësoni mishngrënës.