çjerrë

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

  1. E çarë e ngushtë për së gjati e tejpërtej në një rrobë, e çarë që është bërë nga grisja ose nga shqyerja. E çjerrë e gjatë (e madhe). I kishte rrobat gjithë të çjerra.
  2. E çarë jo shumë e thellë dhe për së gjati në lëkurë, që bëhet nga në send i mprehtë a me majë, plagë që shkaktohet nga çjerrja e lëkurës, e gërvishtur, gërvishtje. E kishte fytyrën me të çjerra. I ka duart gjithë të çjerra.
  3. fig. Zëri që dëgjohet kur bërtet e çirret dikush, çirrmë. E çjerra e foshnjës. Dëgjoj të çjerra.
  4. kryes. sh. fig. Britmat dhe zhurma e madhe që bën dikush kundër dikujt tjetër ose për të tërhequr vëmendjen për diçka; çirrmë. Të çjerra kërcënuese. Të çjerrat e shtypit borgjez.

Mbiemër[redaktoni]

  1. Që i është hequr një rrip a që është hapur në një vend nga diçka e mprehtë ose nga tërheqja e fortë (për rrobat, letrën etj.); i grisur; i shqyer. Këmishë e çjerrë. Me rroba të çjerra. Letër e çjerrë.
  2. Që i është çarë lëkura e trupit me diçka të mprehtë a me majë, i gërvishtur thellë. Me fytyrë të çjerrë. Me faqe të çjerra. E kishte trupin të çjerrë gjithandej.
  3. Që tingëllon i fortë, therës e i ngjirur; që të gërvisht veshin (për tingujt). Zë i çjerrë. Britmë (klithmë) e çjerrë.
  4. euf. I tredhur. Cjap (dash, mëzat, ka) i çjerrë. Kalë i çjerrë.
  5. krahin. I shpuar (për enët). Kusi e çjerrë. Ibrik i çjerrë.
  • Me zemër të çjerrë shumë i pikëlluar, me zemër të copëtuar.[1]

Etimologjia[redaktoni]

Shqiptimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Fjalë të prejardhura[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0