Shko te përmbajtja

çengel

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]
  1. Grep i trashë hekuri me majë të kthyer, që përdoret për të varur diçka në të; grremç hekuri, ganxhë. Çengeli i mishit. Çengeli i vargoit. Çengelat e kandarit. Var në çengel. Heq nga çengeli. I kthyer si çengel.
  2. Rreth hekuri me disa grremça të varur, që përdoret për të nxjerrë sende të zhytura në ujë. Çengeli i pusit. Zinxhiri i çengelit. Hedh çengelin. E kap (e nxjerr) me çengel.
  3. Vargoi i zjarrit, kamastër. Çengeli i zjarrit. Var në çengel. I zi si çengel.
  4. Reze me majë të kthyer për të mbyllur derën, dritaren ose një kapak. Çengeli i derës. Çengeli i kapakut. I vë çengelin. Mbyll me çengel.
  5. Hekuri i barkës ose i anijes, spirancë. Çengeli i barkës. Hedh çengelin. Ngre çengelin.
  6. vjet. Mjet me grremça hekuri, që përdorej për tortura. E varën në çengela. Të pafsha në çengelat mallk.
  7. fig. bised. Njeri shumë koprrac, dorështrënguar.
  8. përd. mb. fig. Shumë i fortë, që nuk lodhet kurrë (për njerëzit). Burrë çengel.
  • U bë çengel u dobësua shumë, u tha e u tret. Hodhi çengelin (grepin) shih te hedh. Ka hedhur çengelat dikush a diçka keq. shih te hedh. Ia nxjerr me çengel dikujt e bëj të flasë me shumë përpjekje, mundohem shumë që ta bëj të thotë diçka. Çdo mish (berr) varet nga çengelin e vet (nga këmbët e veta) fj. u. shih te mish,~i.[1]

Etimologjia

[redaktoni]

Shqiptimi

[redaktoni]

Sinonime

[redaktoni]

Antonime

[redaktoni]

Fjalë të prejardhura

[redaktoni]

Në gjuhë tjera

[redaktoni]

Referencat

[redaktoni]
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0