zot

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

ZOT I m. fet.

  • Sipas parafytyrimeve fetare e mistike: qenia më e lartë e mbinatyrshme, e trilluar nga fetë e ndryshme, e cila gjoja ka krijuar botën, qëndron mbi të dhe drejton gjithçka; perëndi. S'ka zot. Nuk i lutemi me zotit.

ZOT II m.

  • 1. vjet. Pronar i një pasurie që kishte edhe pushtet kundrejt të tjerëve; pronari kundrejt shërbëtorëve ose kundrejt atyre që punonin për të; zotëri. Zotërinj dhe skllevër. Sillej si zot. Ndërroi zot. Ti zot, unë zot, gomarin kush e kullot? fj.u.
  • 2. vjet. Përdorej për të thirrur me nderim një burrë; përdorej nga nusja e re për të thirrur me nderim vjehrrin, burrin ose kunatin.
  • 3. libr. Përdoret për t'iu drejtuar në mënyrë zyrtare a me nderim burrave që janë shtetas të një vendi josocialist e që nuk janë komunistë, zotëri. Zoti president! Zoti ministër! Zoti ambasador!
  • 4. Ai që ka në dorë diçka dhe që e përdor atë sipas dëshirës, ai që ka të drejta të plota mbi diçka; i zoti. Zoti i shtëpisë kryefamiljari, i zoti i shtëpisë. Mali (qen) pa zot. Shqipëria sot ka zot. Toka sot ka zot. Do zot shtëpia. Fushën pa zot, gjithkush e kullot. fj.u.
  • I dal (për) zot
  • a) diçkaje e pranoj, e marr përsipër ta bëj diçka; jam i aftë ta kryej;
  • b) dikujt e ndihmoj dikë me gjithçka; e marr nën mbrojtjen time, e përkrah. U bë zot i vetes
  • a) u rrit, u burrërua;
  • b) e ka në dorë vetë gjithçka që ka të bëjë me të, vendos vetë për fatin e tij. Ka zot (plak) ahuri shih tek AHUR,~I. Vetë zot, vetë shkop është i plotfuqishëm, bën siç do vetë, nuk varet nga të tjerët, por vendos dhe urdhëron vetë ai; s'pyet për të tjerët.