zonjë

Nga Wiktionary

ZONJË f.

  • 1. vjet. Grua e një familjeje të pasur dhe me shërbëtorë; gruaja e një zotërie. Zonja e beut (e prefektit). E thirri zonja.
  • 2. vjet. Përdorej për të thirrur me nderim një grua të martuar; përdorej nga nusja e re për të thirrur me nderim vjehrrën a nusen më të madhe. Zonja vjehërr. Zonjë shtëpie amvisë. Urdhëroni, zonjë!
  • 3. kryes. libr. Përdoret për t'iu drejtuar në mënyrë zyrtare a me nderim grave që janë shtetase të një vendi josocialist e që nuk janë komuniste. Të nderuara zonja! Zonja dhe zotërinj!
  • 4. mospërf. Grua, së cilës nuk i pëlqen të punojë dhe që e mban veten më të madh e sillet si pronaret e dikurshme. Zonjë e rëndë! Është zonjë e madhe ajo!
  • 5. vet. nj. fig. Diçka e begatshme dhe e bukur; diçka që ka fituar nderimin e të tjerëve. Shqipëria është bërë zonjë.
  • 6. përd. mb. Shumë e mirë, e sjellshme, që të ngjall nderim (për një grua). Është zonjë grua.
  • Zonjë e bukur bot. helmarinë. Zonjë e mirë euf. sëmundja e lisë. Lule zonje bot. shih te LUL/E,~JA.