zbulim

Nga Wiktionary

ZBULIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve ZBULOJ, ZBULOHEM. Zbulimi i përmendores (i lapidarit, i bustit). Zbulimi i rrënjëve. Zbulimi i mineralit. Zbulimi i penicilinës. Zbulimi i energjisë atomike. Zbulimi i një vendi të panjohur. Zbulimi i rezervave të brendshme. Zbulimi i qëllimeve të vërteta.
  • 2. Diçka e re, diçka e panjohur më parë, që zbulohet, që gjendet a që del në dritë pas një kërkimi të vijueshëm dhe pas një pune këmbëngulëse; ajo që zbulohet, gjetje. Zbulim i ri (i madh, i papritur). Zbulimet e fundit. Zbulimet gjeografike (arkeologjike). Zbulim shkencor.
  • 3. usht. Mbledhja e të dhënave të ndryshme për armikun, për terrenin, për mjedisin etj., që bëhet në mënyrë të fshehtë ose duke hapur zjarr nga njësi a grupe të caktuara në vendin ku parashikohet të zhvillohen veprime luftarake; njësi a grup i caktuar luftëtarësh që kryen këtë veprimtari. Zbulimi ajror (taktik). Zbulim me luftim (me zjarr). Aeroplan zbulimi. Fluturime zbulimi. Fotografi zbulimi. Toga (skuadra) e zbulimit. Grupet e zbulimit. Doli (shkoi) për zbulim. Për qëllime zbulimi.
  • 4. Organ i posaçëm shtetëror, që ka për detyrë të marrë, të mbledhë e të studiojë të dhënat e fshehta për veprimtarinë dhe gjendjen ekonomike, politike, ushtarake etj. të shteteve të tjera armike. Zbulimi ynë. Zbulimi armik (i huaj). Zbulimi ushtarak. Organet e zbulimit. Oficer i zbulimit. Punon në zbulim.