vonë

Nga Wiktionary

VONË mb.

  • 1. Që bëhet, që ndodh a që shfaqet pas kohës së caktuar ose pas kohës së duhur a të zakonshme; që bëhet a që vjen me vonesë; kund. i hershëm. Pranverë e vonë. Dimër i vonë. Përgjigje e vonë. Udhëtar (mysafir) i vonë.
  • 2. Që lulëzon, që zhvillohet a që piqet jo njëkohësisht me llojet e tjera të njëjta me të, por pas tyre; që mbillet në pranverë dhe piqet në vjeshtë; i vonshëm; kund. i hershëm. Bimët e vona. Misër i vonë. Domate (patate, fasule) të vona. Prodhimet e vona. Vjen i vonë.
  • 3. Që është në shkallën e fundit të zhvillimit të vet; që i afrohet fundit të vet; që i takon fundit të një periudhe a kohe. Mesjeta e vonë. Feudalizmi i vonë. Romantizmi i vonë. Në mbrëmjen (në pasditen) e vonë. Në orët e vona pas orës njëzet e dy.
  • 4. I kohës së fundit, i tanishëm; i vonshëm. Traditë e vonë. Është e vonë kjo veshje.
  • 5. Që nuk është zhvilluar plotësisht nga trupi ose nga mendja sipas moshës; që nuk ka zhvillim të rregullt; i vonshëm. Fëmijë i vonë. I vonë nga mendja jo i zgjuar, që i kupton gjërat me vonesë; i papjekur. I vonë nga veshët që s'dëgjon mirë. Ka ardhur i vonë.

VONË ndajf.

  • 1. Pas kohës së caktuar a pas kohës së zakonshme, me vonesë. Fle vonë. U ngrit (u çua) vonë. E hanë darkën (drekën) vonë. Tashmë është vonë. Erdhi (u kthye) vonë. M'u bë vonë (jam vonë) jam vonuar, po vonohem. Shumë (tepër) vonë. Sa nuk është vonë. Më mirë vonë se kurrë. fj.u.
  • 2. Në fund të ditës a të një stine. Vonë në mbrëmje. Vonë në vjeshtë. Natën vonë.
  • 3. Pak kohë më parë, në kohët e fundit, shpejt. E kam parë tani vonë.
  • Herët (shpejt) a (ose) vonë shih te HERËT. S'i bëhet vonë
  • a) për diçka e merr shtruar diçka; nuk shqetësohet fare për diçka, nuk pyet, nuk mërzitet; nuk bëhet merak;
  • b) për dikë nuk do t'ia dijë për dikë, s'trembet fare nga dikush, s'ia ka frikën.