visore

Nga Wiktionary

VISORE f.

  • 1. Vend i hapur që e zë syri të gjithë; pamja e përgjithshme e natyrës së një vendi të caktuar, peizazh. Visore malore. Visoret veriore. Visoret e bregdetit.
  • 2. Pikturë a vizatim që paraqet një pamje nga natyra; peizazh. Mbaroi një visore.
  • 3. let. Përshkrimi i një vendi a i një dukurie natyrore në një vepër letrare, peizazh. Visore e goditur.