viran

Nga Wiktionary

VIRAN mb. bised.

  • 1. I shkretuar; i braktisur, i shkretë (për vende, shtëpi etj.). Shtëpi virane. Mulli viran. Vend viran.
  • 2. I shkretë, i mjerë, i gjorë (për njerëzit). Një plakë virane.
  • 3. fig. I shkathët e i djallëzuar, qerrata. Djalë viran.
  • 4. Përd. em. sipas kuptimeve 2, 3 të mbiemrit (për njerëzit). Ç'e gjeti, viranen! Ia punoi, virani.