vidhë

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

VIDHË f.

  • Copë e vogël prej shufre të metaltë, që ka një kokë e një pjesë të zgjatur me vjaska dhe që përdoret për të mbërthyer a për të shtrënguar mirë diçka; burmë. Vidhë femër. Vidhë hekuri. Vidha e siguresës. Vidha e rrotës. Koka e vidhës. Mbërthej vidhat. Shtrëngoj (liroi) vidhën.
  • Ia gjeti vidhat (burmat, burgjitë) dikujt ia gjeti pikën ku mund të kapet; ia gjeti anën dikujt për ta bindur për diçka, për ta bërë për vete etj. Ia di (ia njoh) vidhat (burmat) dikujt shih te BURM/Ë,~A I. Ia liroi vidhat (burgjitë) dikujt shih te LIROJ. I janë liruar (i kanë luajtur) vidhat (burmat, burgjitë) dikujt nuk është në rregull nga mendja; ka shkalluar. Ka luajtur nga vidhat (nga burgjitë) nuk është në rregull nga mendja; ka shkalluar. I shkanë vidhat (burgjitë) dikujt shih te SHKAS. I shtrëngoi vidhat (burgjitë, çivitë) dikujt shih te SHTRËNGOJ. Ka një vidhë (burgji) mangët mospërf. Është i metë nga mendtë, ka një dërrasë mangët.