vetull

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

Vetul

vetull f. sh. vetulla

  1. Pjesa e fytyrës mbi sy, që është pak e ngritur dhe e mbuluar me një hark qimesh të dendura; harku i qimeve mbi gropën e syrit. Me vetulla të zeza (të trasha, të holla). Me vetulla kaleshe (leshatore). Mblodhi (rrudhi, uli) vetullat. Shkulin (heqin) vetullat.
  2. Harku a qemeri i diçkaje; send a pjesë sendi që ka trajtën e një harku. Vetulla e urës.
  3. Rriskë buke, byreku etj. nga pjesa e thembrës; anë, pjesë a copë e diçkaje; rrip. Një vetull buke. Vetull revanie (byreku). Mbeti një vetull are pa korrur. Bënë nga një vetull qilimi.
  4. Strehë shkëmbi në mal; streha e shtëpisë a e një ndërtese. Vetull mali. Vetulla e kodrës. Vetulla e gjerbave.
  5. Ana a buza e ngritur me dhe ose me gurë e një vije uji, e një rruge etj.; rreshti i tjegullave që shtrihet gjatë mahisë nga kulmi i çatisë në strehë; maja e një mullari me bar. I bëri vetullën vijës. I hoqi vetullën mullarit.
  6. Thikë e vogël e kthyer, me të cilën gërryej në fundin e fuçisë a të një ene tjetër prej druri. E gdhendi me vetull.
  7. Vanë në një dërrasë. I vuri dërrasat vetull më vetull.
  8. Ana e një pëlhure a e një qilimi; e qepur në atë mënyrë që të mos dalin fijet; rrip i hollë pëlhure që i vihet gunës poshtë që të mos i dalin fijet; qemer.
  9. Vetullar.
  • I ranë vetullat u zemërua, u ngrys; i vari buzët. M'u nxinë vetullat u bëra me turp, u turpërova shumë. Rrudhi (ngrysi, mblodhi) vetullat (ballin) shih te RRUDH. E shikonte me (nën) vetulla e shikonte me inat. I vari (i lëvari, i lëshoi) vetullat shih te VAR. Flet me sy e me vetulla shih te SY,~RI. Ishte pikë në vetull shih te PIK/Ë,~A. Të merr gjak në vetull shih te GJAK,~U I. Në vend që t'i vinte vetulla, i nxori sytë në vend që ta bënte më mirë diçka a ta ndreqte, e bëri më keq a e prishi.

Në gjuhët tjera[redaktoni]