veshje

Nga Wiktionary

VESHJE I f. sh

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve VESH, VISHEM. Veshja me gurë (me pllaka, me dru). Reparti i veshjes së telave.
  • 2. Tërësia e petkave të qepura, me të cilat mbulojmë trupin, rrobat që përdorim për t'u veshur; tërësia e rrobave që veshim mbi të linjtat; secila prej këtyre rrobave. Veshje e lehtë (e rëndë). Veshjet e brendshme (e jashtme). Veshje e sipërme (e poshtme). Veshje dimërore (verore). Veshje popullore. Veshje dibrane (kolonjare, kosovare, labe, matjane, mirditore, myzeqare, shkodrane). Veshje grash (burrash). Ndërroi veshjen.
  • 3. spec. Shtresa e sipërme prej druri, prej guri, prej metali a prej një lënde tjetër, me të cilën veshim orenditë, muret etj. Veshje zjarrduruese. Veshje prej guri (prej kalldrëmi) e kanalit. Veshje plumbi (alumini). Veshje gome (betoni). Veshje me pllaka (me mermer).

VESHJE II f.

  • Kusi me veshë.