ventilator

Nga Wiktionary

VENTILATOR m.

  • 1. Aparat i posaçëm me një helikë që rrotullohet dhe vë në lëvizje ajrin për të freskuar ose për të ajruar një sallë a një vend të mbyllur, ajrues. Ventilator elektrik. Ventilator dhome. Fletët e ventilatorit. Ajroj me ventilator.
  • 2. tek. Mekanizëm që pastron grurin, misrin etj. me anë të rrymës së ajrit. Ventilator të lashtash. Rripi i ventilatorit.