veçse

Nga Wiktionary

VEÇSE

  • I. lidh.
  • Përdoret për të lidhur dy gjymtyrë a dy fjali të një fare, njëra prej të cilave shpreh kundërshtim për atë që thuhet në tjetrën; vetëm, vetëm se, po, por. Ishte njësoj si ai, veçse pak më i gjatë. E bëra, veçse nuk di a do t'i pëlqejë.
  • II. pj.
  • Përdoret për të veçuar një fjalë, një togfjalësh a një fjali ose për të kufizuar kuptimin e tyre (zakonisht me mohim); vetëm. S'kishin kaluar veçse pak minuta që kur kishte ardhur. S'bënte gjë tjetër veçse i binte fyellit.