veçoj

Nga Wiktionary

VEÇOJ kal.

  • 1. E ndaj nga tjetri a nga të tjerët; e vë a e vendos veçan; e lë vetëm, jo bashkë me të tjerët; e shkëput nga mjedisi ku jeton, nga njerëzit a nga gjërat që e rrethojnë. E veçuan të sëmurin. Veçoi një element kimik. I veçuan qengjat nga dhentë.
  • 2. elektor., tek. Vesh a mbështjell me veçues një përçues elektrik; e mbroj diçka nga dëmtues të ndryshëm me anë të një mbulese a të një shtrese të papërshkueshme, izoloj.