vdekur

Nga Wiktionary

VDEKUR m.

  • Ai që ka vdekur, ai që nuk jeton më. E çuan të vdekurin në varr. Me të gjallë e me të vdekur me të gjithë. I vdekuri me të vdekurit, i gjalli me të gjallët. fj. u. Nuk ngjallet i vdekuri. Më sa ngjallet i vdekuri kurrë, asnjëherë.
  • Ngjall të vdekurin nga varri shih te NGJALL. Ai nxjerr të vdekurin nga varri shih te NXJERR. Lë të vdekurin e shkon në dasmë keq. lë një punë të rëndësishme a të ngutshme për t'u marrë me diçka jo të domosdoshme, nuk i vlerëson drejt punët.

VDEKUR f.

  • Fem. e VDEKUR,~I (i). Fytyra e së vdekurës.

VDEKUR mb.

  • 1. Që ka pushuar së jetuari, që nuk është më i gjallë, që nuk jeton më, që nuk ka jetë (për njerëzit); kund. i gjallë. Njeri i vdekur. Hero i vdekur. Ra i vdekur. Shtihej si i vdekur.
  • 2. Që ka humbur aftësinë për shkëmbimin biologjik të lëndëve dhe për shumëzim, që ka pushuar veprimtarinë jetësore; i fishkur, i tharë (për organizmat e gjallë ose për pjesët e tyre). Ind i vdekur. Qeliza të vdekura. Gjethe të vdekura.
  • 3. fig. Shumë i lodhur, i rraskapitur, i këputur. Ra i vdekur në gjumë.
  • 4. Që nuk ka qenie të gjalla, që nuk ka shenja jete, që nuk i ka kushtet e domosdoshme për të jetuar njeriu. Vend i vdekur. Shkretëtirë e vdekur. Hapësira të vdekura.
  • 5. fig. Që nuk ka shenja jete, që nuk ka lëvizje, gjallëri e veprimtari; kund. i gjallë. Rrugë të vdekura. Qytet i vdekur.
  • 6. fig. Që nuk bëhet a nuk zhvillohet me gjallëri; që është shumë i plogët e i ngathët, i humbur; që nuk shpreh gjallëri; kund. i gjallë. Jetë e vdekur. Mbledhje e vdekur. Lojë e vdekur. Njeri i vdekur. Me sy të vdekur. Me zë të vdekur.
  • 7. fig. Që nuk përdoret a nuk vepron më, që nuk ndikon më me forcë; që është shuar a është zhdukur; kund. i gjallë; që nuk ka fryt, i pavlerë. Gjuhë e vdekur. Zakon i vdekur. Njohuri të vdekura. Punë e vdekur. Kohë (orë) e vdekur kohë që ikën kot; orët kur nuk ke çfarë të bësh.
  • 8. usht. Që nuk e kap zjarri i armëve. Kënd i vdekur. Zonë e vdekur.
  • Kapital i vdekur lib. ide a mendime që nuk mbështeten në praktikë a në jetën e gjallë dhe nuk zbatohen a nuk janë të zbatueshme. Letër e vdekur libr. Diçka së cilës nuk i kushton vëmendje askush, diçka për të cilën nuk interesohet askush. Peshë e vdekur diçka pa vlerë, diçka që s'hyn në punë; gjë pa jetë. Pikë e vdekur shih te PIK/Ë,~A. I vdekur e i pafutur ( i pakallur) në dhe që është në buzë të varrit, i vdekur e i pambuluar. I vdekur e i pambuluar
  • a) që është në buzë të varrit, që është duke vdekur, shumë i dobët dhe i ligur, kufomë e gjallë;
  • b) i pazoti për punë. I vdekur e i paqarë që është në buzë të varrit, i vdekur e i pambuluar. Inventar i vdekur kur ek. shih tek INVENTAR,~I 1. Pikë e vdekur fiz. shih te PIK/Ë,~A.

VDEKUR ndaj.

  • Pa ndjenja; në një gjendje të tillë kur s'jeton më, pa jetë. Ra vdekur në tokë. E la vdekur përdhe.
  • Gjallë a vdekur shih te GJALLË. As gjallë as vdekur shih te GJALLË.