varg

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

VARG m.

  • 1. Radhë sendesh të një lloji, që janë shkuar në pe, në tel etj. ose që janë lidhur a gërshetuar njëri me tjetrin. Varg duhani. Një varg rruazash. Varg qepësh (hudhrash). Vargje me fiq. Shkoj (duhanin) në varg.
  • 2. Zinxhir. Vargu i sahatit. Vargu i zjarrit vargoni.
  • 3. Grup sendesh të një lloji, që janë vendosur njëri pas tjetrit në një radhë; radhë njerëzish, kafshësh etj., që lëvizin a që ecin në të njëjtin drejtim e zakonisht për një. Varg i pafund. Vargu i njerëzve. Vargu i shtëpive. Vargu i makinave. Vargu i patave. Vargu i maleve. Varg shkëmbinjsh.
  • 4. kryes. nj. fig.: Një radhë gjërash a ngjarjesh që vijnë njëra pas tjetrës në mënyrë të pandërprerë. Varg aksionesh. Varg fitoresh. Në vargun e sukseseve. Varg fjalësh (mendimesh). Në vargun e viteve. Në vargun e ngjarjeve.
  • 5. let. Njësi poetike, që përbëhet prej fjalësh e fjalish të shkruara në një radhë dhe që ka një ritëm e një numër të caktuar rrokjesh; vet. Vjershë, poezi. Varg i bardhë vargu që nuk ka rimë me ndonjë varg tjetër. Varg i dyzuar dy lloje vargjesh të lidhura në një varg të vetëm. Varg heroik varg në metrikën e lashtë që ka dhjetë rrokje e pesë theksa dhe që rimon me vargun vijues. Varg i lirë lloj vargu që nuk ka një numër të caktuar rrokjesh, theksash ritmikë e pauzash ose nuk formon strofa me rima, sipas skemave tradicionale të metrikës. Varg pesërrokësh. Varg i përzier. Varg i thyer varg që për arsye theksimi, intonacioni etj. copëzohet a shkruhet i ndarë. Strofë me katër vargje. Roman në vargje. Shkruan (thur) vargje.
  • 6. spec. Tërësi madhësish të vendosura në një radhë të caktuar; grup bashkimesh kimike që kanë një lidhje të caktuar me njëri-tjetrin. Varg gjeometrik. Varg numerik. Varg natyror. Varg radioaktiv. Vargu i numrave. Vargu i uranit.
  • 7. edhe-fig. Numër i madh, sasi e madhe qeniesh, gjërash a dukurish që vijnë njëra pas tjetrës, ose që formojnë një grup; disa. Një varg shokësh e shoqesh e tejkaluan planin mbi 30%. Një varg bimësh nuk e durojë thatësirën. Kishte një varg të metash (dobësish). Paraqiti një varg kërkesash. Ngriti një varg çështjesh. Bëri një varg pyetjesh. Ka shkruar një varg veprash. Janë marrë një varg masash.
  • 8. përd. ndajf. Një pas një, njëri pas tjetrit, në radhë, në rresht për një. Shkonin (vinin) varg. Ishin varg. Hynë varg. Lidhen varg. U bënë varg.
  • Varg e varg një pas një, njëri pas tjetrit, me radhë, zinxhir. Varg pas vargu një pas një, njëri pas tjetrit. Varg e vijë një pas një, njëri pas tjetrit, varg e vistër. Varg e vistër një pas një, njëri pas tjetrit, me radhë e pandërprere.

VARG m.

  • 1. Vend i ulët e me baltë; tokë e ulët që mban lagështirë; kënetë.
  • 2. Lëng i trashë e i zi, që mbetet pasi shtypen ullinjtë dhe nxirret vaji; murgë.