vampir

Nga Wiktionary

VAMPIR m.

  • 1. mit. I vdekur që, sipas besimeve të kota, gjoja del natën nga varri për të thithur gjakun e njerëzve të gjallë; lugat.
  • 2. fig. keq. Ai që shfrytëzon pa mëshirë të tjerët; gjakpirës. Vampirët kapitalistë.
  • 3. fig. keq. Hamës i madh, llupës, ai që s'ka të ngopur.
  • 4. zool. Një lloj lakuriqi i natës me trup të madh, që jeton në Amerikën Jugore dhe ushqehet me gjak.
  • Vampiri e njeh lugatin fj.u. njeriu i keq e njeh shokun e tij, i ligu shkon me të ligun.