usta

Nga Wiktionary

USTA m.

  • 1. Njeri që merret me një zanat a mjeshtëri, ai që ndreq dhe bën sende të përdorimit të përditshëm. Usta i vjetër (i mirë). Ustai i këpucëve (i orëve). Veglat e ustait. Çoi këpucët tek ustai. A ndreqet kjo, usta?
  • 2. Murator. Plumbçi i ustait. Thërriti (mori) një usta. E bënë shtëpinë me ustallarë.
  • 3. vjet. Emër me të cilin e thërriste çirak ose shegerti mjeshtrin që e kishte marrë në punë dhe që i mësonte zanatin. E ka pasur usta. E thirri ustai. E mësoi zanatin pa usta.
  • 4. bised. Njeri që e njeh dhe e zotëron shumë mirë mjeshtërinë e vet, njeri i zoti dhe i aftë në punën e tij, mjeshtër. Usta i mbaruar. Dorë ustai. Punë ustai. Është usta në gërshërë. E mbajnë për usta.
  • 5. bised. Njeri i shkathët e i regjur për çdo punë; njeri që punon me dredhi. Është usta për këto punë
  • E bëri usta (nuse, lule, çeço) shih te BËJ. Ra në usta (gjeti ustanë) ndeshi me një njeri që ka dorë të fortë, dhe që i shtrëngon rripat; ra me një njeri të regjur, të cilit nuk ia hedh dot. Është usta pa mistri shih te MISTRI,~A.