urrej

Nga Wiktionary

URREJ kal.

  • Kam urrejtje për dikë a për diçka; e kam mëri, nuk e shoh dot me sy; kund. dua. Urren armikun (pushtuesin). Urren tradhtarët. Urren duhanin (rakinë). Urrej gënjeshtrën (tradhtinë). I urren thashethemet. E urren me gjithë shpirt (zemër). E urren për vdekje.