unik

Nga Wiktionary

UNIK mb.

  • 1. Që është vetëm një, që s'ka tjetër të ngjashëm me të; që takohet shumë rrallë; i vetëm. Rast unik.
  • 2. Që është një për të gjithë, i njëjtë; i njësuar; njësor. Plan unik. Norma unike. Çmime unike. Gjuhë unike. Mendim unik. Vullnet unik.
  • 3. Që del nga shkrirja e pjesëve përbërëse në një njësi të vetme, që përbën një të tërë të pandarë, i bashkuar. Front unik. Shtet unik. Parti unike.
  • 4. Që është përqendruar nën një drejtim të vetëm, i vetëm. Drejtim unik. Udhëheqje unike. Komandë unike.
  • Orar unik orar pune pa ndërprerje në mes, pa pushimin e drekës. Shkollë unike. vjet. shkollë shtatëvjeçare e arsimit të detyrueshëm.