ulem

Nga Wiktionary

ULEM vetv.

  • 1. Zbres nga një vend më i lartë në një vend më të ulët; shkoj nga malësia në fushë ose nga një fshat malor në qytet; shkoj nga një vend që ndodhet në Veri në një vend tjetër që ndodhet hë Jug; kund. ngjitem: U ul nga kati i tretë. Ulu poshtë! U ulën nga mali (nga kodra). U ulën në fushë (në vërri). U ul në fshat. U ulën në qytet. U ulën nga Veriu në Jug.
  • 2. Zë vend ndenjur, rri diku; kund. ngrihem, çohem. U ul në bisht (në gjunjë, galuc, këmbëkryq). U ul në karrige (në tryezë). U ulën në karrocë (në tren). U ul në vend. U ulën në shesh. U ulën përdhe. U ul në një cep. U ulën radhën e parë. Ulen në bankat e shkollës. Ulet për të pushuar. Ulu e rri!
  • 3. Pakësoj lartësinë; zbres në tokë ose mbi një sipërfaqe tjetër; kund: ngrihem, çohem. Ulen retë. Ulen zogjtë. Ulet aeroplani. Ulet butë. Ulet në aerodrom (në pistë, në det). U ulën në Hënë. U ulën me parashutë.
  • 4. vet. veta III. Bie ngadalë mbi një sipërfaqe; mbulon. Ulet mjegulla (pluhuri...). Ulet mbrëmja.
  • 5. vet. veta III. Shkon më poshtë nga rrafshi i sipërfaqes, bëhet më i ulët ose më i thellë, vithiset; bëhet më pak i ngritur. U ul toka (vendi). U ul gunga (plaga ).
  • 6. Kërrus trupin; përkulem; përkulet teposhtë a mënjanë. Ulu, se mos përpjekësh kokën! U ulën degët.
  • 7. vet. veta III. Perëndon, varet. U ul dielli.
  • 8. Nis një punë që kërkon të rri ndenjur; filloj të bëj diçka, ia hyj një pune që kërkon kohë; shtrohem. U ulën në punë. U ul në timon. U ulën në bukë. U ulën për bisedime. U ulën shtruar ia nisën një pune pa u ngutur, qetë-qetë e me kujdes.
  • 9. vet. veta III. I pakësohet madhësia, vlera, masa a shkalla, bëhet më i vogël, bie; kund. rritet. Ulet temperatura (shtypja, trysnia). Ulet tension! elektr. Ulet shpejtësia (ritmi). Të mos ulet cilësia (prodhimi, rendimenti). U ulën çmimet. U ul kostoja. U ulën shpenzimet. U ul uji (niveli). Është ulur në mënyrë të ndjeshme.
  • 10. vet. veta III. I pakësohet vrulli ose shkalla e shfaqjes a e zhvillimit i zvogëlohet forca, dobësohet; bie. U ul era (stuhia, deti). Iu ul forca (vrulli). Iu ul dhembja. I ulet inati (zemërimi, gjaku).
  • 11. vet. veta III. I ulet forca e ndriçimit ose e zërit. U ul drita (llamba). Iu ul zëri.
  • 12. Përulem përpara dikujt; nënshtrohem; më bie vlera ose rëndësia. Nuk ulet në sytë e të tjerëve. I ulet autoriteti (prestigji).
  • 13. bised. Qetësohem, më bie zemërimi. Ulet shpejt.
  • 14. Pës. e UL 2,4,9.
  • Ulu ca!
  • a) zbrite ca çmimin;
  • b) mos bëj një kërkesë kaq të lartë; tregohu më i arsyeshëm, më i thjeshtë! Ulu (zbrit) nga fiku! iron. shih te FIK,~U. U ulën (u ftohën, u shuan, u shtruan, u zbutën) gjakrat shih te GJAK,~U. Ulem (shtrohem) këmbëkryq me dikë shih te SHTROHEM. Ulet këmbëkryq diku zë vend diku dhe nuk shkulet, ngjitet për një kohë të gjatë. Ulu (poshtë) se të panë! iron. i thuhet dikujt që mbahet më të madh, në kuptimin: mos u mburr shumë se të njohin sa vlen! Ulem (shtrohem) në një tryezë me dikë shih tek TRYEZ/Ë,~A. U ulën në bankat e shkollës filluan mësimet në shkollë. Mos u ul në vend të huaj (në qoshen e botës)! mos shko diku pa qenë i ftuar!, mos shko pa të thirrur kush! Ngrihu prift të ulet (të rrijë) hoxha! shih te PRIFT,~I I. U ul (zbriti) nga shala e hipi në samar; iron. shih të SHAL/Ë,~A.