tul

Nga Wiktionary

TUL m.

  • 1. Pjesa e mishtë e trupit të njeriut a të kafshës, pjesë e butë dhe e mbushur e mishit; copë mishi pa kocka. Tuli i këmbës pulpa. Tuli mishi i grirë. Buzë me tul. Është gjithë tul është i shëndoshë. I varen tulet i varen mishrat. I bëri gjilpërë në tul. T'u bëftë tul (gjak) e dhjamë! ur.
  • 2. Pjesa e butë e bukës brenda kores, copë buke pa kore. Tul buke. Ishte rritur me tul simiteje ishte rritur me të gjitha të mirat.
  • 3. Pjesa e butë dhe e lëngshme e pemëve ose e perimeve nën lëkurë, pjesa e mishtë pa bërthamat dhe pa lëkurën; mishi i pemëve. Tul i butë. Tuli i mollës (i dardhës, i pjeshkës, i kumbullës). Tuli i domates. Tuli i shalqinit. Pemë me tul. Speca me tul.
  • 4. Pjesa e mishtë e gjethes, e kërcellit, e drurit etj. nën cipën a nën lëvozhgën. Tuli i drurit. Tuli i gjethes.
  • 5. vet. bised. Të ndenjurat. I rëndonin tulet. Ra në tule.
  • 6. përd. mb. I tultë. Mish tul. Është tul.
  • 7. përd. mb. I butë; pjellor (për, tokën). Tokë tul. Dhe tul.
  • 8. përd. mb. fig. keq. I qullët, i ngathët, që s'të kryen punë; që s'ia pret, i trashë; sylesh (për njerëzit). Tul me dy sy copë mishi me dy sy. Ishte tul fare.
  • E bëri tul dikë e rrahu shumë, ia zbuti kurrizin. Gjuha është prej tuli fj. u. shih te GJUH/Ë, ~A I. I futi (i shtiu) veshët në tul bëri sikur nuk e dëgjoi dikë; e bëri veshin të shurdhër.