trashëgim

Nga Wiktionary

TRASHËGIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljes TRASHËGOJ, TRASHËGOHEM. Trashëgimi i një pasurie.
  • 2. Pasuria që i kalon dikujt e që bëhet pronë e tij me ligj a me testament pas vdekjes së pronarit. La një trashëgim. Mori trashëgim. E ka trashëgim.
  • 3. Veti fizike a tipare të karakterit, që kanë kaluar nga prindërit e paraardhësit e tjerë te pasardhësit; veçori fizike a morale që trashëgohen nga një brez të tek tjetri. E ka trashëgim nga i ati (nga e ëma, nga gjyshi) këtë cen.
  • 4. Gjithçka përparimtare, që është krijuar nga të parët tanë në fushën e kulturës, të artit, të shkencë etj., që është ruajtur e pasuruar brez pas brezi dhe që e marrim si diçka me vlerë, e përdorim dhe e zhvillojmë më tej. Trashëgim i pasur (i shëndoshë). Trashëgimi kombëtar. Trashëgimi kulturor (letrar, artistik, shkencor). Ruajmë (studiojmë, zhvillojmë më tej, pasurojmë) trashëgimin. Vjen (ruhet) si trashëgim. E kemi trashëgim nga të parët.
  • 5. bised. Jetë të gjatë, të lumtur, e me fëmijë! u trashëgofsh! u trashëgofshi! (urim me rastin e fejesës a të martesës së dikujt). Uroj trashëgim! Me trashëgim! ur.