tog

Nga Wiktionary

TOG m.

  • 1. Grumbull gjërash, të vëna a të hedhura njëra mbi tjetrën pa rregull; grumbull. Tog plaçkash. Tog librash (gazetash). Tog kallamash (gjethesh).
  • 2. Grumbull prej diçkaje, që vjen i ngritur si bregore e vogël; grumbull drithi që është shirë e mbledhur në lëmë si pirg. Tog bari (gruri). Tog dheu (rëre). Mbledh (bëj, pastroj) togun.
  • 3. fig. Grup çështjesh, dukurish etj. që kanë lidhje njëra me tjetrën, grumbull shfaqjesh a dukurish zakonisht të një lloji; varg. Një tog ligjesh (problemesh, marrëveshjesh). Një tog njoftimesh. Këtu kemi një tog gjërash.
  • 4. Grup i vogël njerëzish. Tog njerëzish. Tog nxënësish (fëmijësh).
  • 5. gjuh. Grup i përbërë prej dy a më shumë njësish gjuhësore të lidhura ngushtë ndërmjet tyre. Tog zanor (bashkëtingëllor). Tog foljor. Tog i qëndrueshëm. Tog frazeologjik. Tog fjalësh.
  • 6. përd. ndajf. Në grup, bashkë, së bashku, të gjithë së bashku. Mblidhen (rrinë) tog. Ecin tog. I marrim tog.