tingull

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

TINGULL m.

  • 1. Zë i hollë e i kumbueshëm, që përftohet nga dridhja e valëve të ajrit a e një mjedisi tjetër kur godasim diçka (një send prej metali, prej xhami etj.) dhe që dëgjohet me vesh a me aparate të tjera; ajo që dëgjojmë me vesh. Tingull i dobët (i lehtë, i fortë). Tingulli i ziles (i kambanës, i këmborës). Lëshon (nxjerr) tinguj. Dëgjohen tinguj.
  • 2. muz. Zë në një lartësi të caktuar, që nxjerr një vegël muzikore kur i biem. Tingull muzikor. Tingull i ëmbël. Tinguj të gëzueshëm. Tingujt e violinës (e kitarës, e fizarmonikës). Nën tingujt e orkestrës. Dëgjohen tingujt e pianos.
  • 3. gjuh. Zë me një shqiptim, të shkoqur; që prodhohet me anë të lëvizjeve të organeve të të folurit; njësia më e thjeshtë e të folurit. Tingull zanor (bashkëtingëllor). Tingull hundor. Tingull i zhurmët. Tingull shushuritës. Tinguj fonetikë. Tingujt e të folurit. Shqiptimi i tingujve. Bashkimi i tingujve. Rënia e tingujve.
  • 4. fig. Shprehja e përmbajtjes së diçkaje, tingëllim. Ka një tingull të ri.