ther

Nga Wiktionary

THER kal.

  • 1. I pres ose i këput kokën një gjëje të gjallë (një kafshe a një shpendi), zakonisht për t'i ngrënë mishin; i pres kokën një njeriu. Theri qengjin (viçin, dy pula). Është bërë për të therur.
  • 2. Shpoj një pjesë të trupit me thikë, me gjilpërë, me thumb etj. më theri gjembi (ferra). E theri dorën (gishtin). E theri me kamë.
  • 3. Qep duke shkuar tejetej gjilpërën a gjilpëryerin (diçka të mbushur me lesh, me pambuk etj. ose diçka të trashë). Theri jorganin (dyshekun).
  • 4. vet. veta. III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më dhemb shumë; më sëmbon, më çan, më shpon. Më ther mesi (shpatulla, gjoksi). I therin gjunjët (këmbët, gjymtyrët, kockat). I therin plagët.
  • 5. fig. Shpoj me fjalë thumbuese, e ngacmoj keq, e thumboj; prek dikë thellë (me fjalë, me thumba etj.), e lëndoj. Të therte me fjalë (me thumba).
  • 6. fig. edhe jokal. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më prek thellë në zemër, më mallëngjen shumë (dikush që vuan, gjendja e rëndë e diçkaje etj.). Më ther më dhemb zemra (shpirti) për dikë a për diçka. Më ther në zemër. Ta ther shpirtin dikush. Më there! më vrave! (i thuhet dikujt që na jep një lajm shumë të hidhur).
  • 7. edhe jokal. bised. Shkoj me vrap, iku me të katra, ua mbath këmbëve. U theri këmbëve. Ia theri prapit. Theri vrapin. Theri tatëpjetë përroit (fushës). Theri poshtë. Theri ku sytë këmbët.
  • 8. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore). Të pret, të than (të ftohtët, era). Të therte acari (era).
  • E theri në grykë i bëri dëm të madh, e mori më qafë. Të ther (të vret) e s'të paguan është njeri i pamëshirshëm, që bën shumë të këqija e s'jep llogari përpara askujt. Më therin sytë se shoh dot me sy dikë a diçka, nuk mund ta duroj. Më therë veshi (më therin veshët) kur e dëgjoj shih te VESH,~I. Është ther e mos e rrip bën punë gjysmake, e lë punën në mes të rrugës, nuk e çon deri në fund një gjë. S'shëndoshet (s'majmet) kau ditën që do të theret fj. u. shih te KA,~U.