teneqe

Nga Wiktionary

TENEQE f.

  • 1. Fletë e hollë hekuri e veshur me një shtresë shumë të hollë kallaji, që mund të punohet lehtë dhe që përdoret për të bërë enë të ndryshme etj. Enë (kuti, kovë, arkë) teneqeje. E bëri me teneqe. Pres teneqenë.
  • 2. bised. Enë, kuti, arkë etj. e bërë nga kjo fletë. Teneqe e vjetër. Teneqe e shpuar. Teneqe djathi (gjalpi). Teneqeja e vajgurit. Teneqeja e plehrave. Teneqe për të ujitur.
  • Teneqe e shpuar shar. shih te SHPUAR (i,e). I bie teneqesë mospërf. flet kot më kot, hap, bën zhurmë kot, i bie legenit. Mbeti (është) teneqe (dërrasë, kripë, pip) shih te MBES 4. E morën me teneqe i varën teneqenë. I varën (i vunë) teneqenë (legenin) dikujt mospërf.
  • a) e tallën para të gjithëve, e vunë në lojë, e bënë për pesë para;
  • b) e dëbuan, e ndoqën duke e tallur.