tel

Nga Wiktionary

TEL m.

  • 1. Fill a shufër shumë e hollë prej metali, që përdoret për të lidhur ose për të mbajtur diçka; fill prej metali, i thjeshtë ose i përbërë nga disa fije me të holla dhe i veshur me gome a me ndonjë lëndë tjetër, që përdoret si përcjellës i rrymës elektrike. Tel i hollë (i trashë). Tel i veshur. Tel elektriku. Tel bakri. Tel telefoni (telegrafi). Tel çadre. Tel biçiklete. Tel me gjemba. Tel për të nderë rrobat. Uzina e telave. Rrjetë teli. Rrotë teli. Gardh me tela. Lidh telat. Këput telin. Lidh me tel.
  • 2. Fill i hollë prej metali a prej një lënde tjetër, i cili i vihet një vegle muzikore. Tela kitare (violine, mandoline, çiftelie, lahute). I vuri telat. U këput teli. U bie telave.
  • 3. Fill shumë i hollë prej ari a prej argjendi, që përdoret për qëndisje. Këmishë me tela.
  • 4. kryes. vjet. Fije të holla e të praruara, me të cilat stolisnin nusen. Nuse me tela. Vuri telat u stolis si nuse.
  • 5. vjet. Vijë për lidhje telefonike ose telegrafike; ndërlidhje telefonike ose telegrafike; telegram. Foli me tel. Erdhi teli. Hoqi një tel telegrafoi. I ra telit telegrafoi.
  • Ia gjeti (ia preku) telat dikujt u soll me dikë ashtu si e donte ai, ia bëri diçka si i pëlqente, ia gjeti zemrën. I kanë gjetur (i kanë lidhur, i kanë rregulluar) telat bashkë kuptohen a merren vesh mirë me njëri-tjetrin, kanë rënë në marrëveshje, janë lidhur shumë ngushtë njëri me tjetrin. I luan telat di si t'ia dalë një pune, di të veprojë. E luan në tel dikë e sjell vërdallë dikë, bën si të dojë me të. I ndërron telat nuk e mban fjalën, nuk është i qëndrueshëm; është me shumë fytyra. E preku në tela dikë e preku atje ku duhet, ia gjeti ku i dhemb a ku i pëlqen më shumë, e preku në pikën e dobët të tij. Rrahu telin (telat) vjet. shih te RRAH. Sikur vuri telat u vonua shumë. Ë bëri nuse me tel dikë mospërf. e detyroi të sillet urtë e butë, ia mblodhi, e bëri zap. I bie po atij teli (po atij avazi, po asaj gozhde) shih te BIE I. Është për t'i hedhur telat është shumë e bukur, është si nuse e re. Iu drodhën telat e zemrës edhe iron., u prek shumë, u mallëngjye. Në një tel i bie jongarit thotë të njëjtën gjë, vijon po atë avaz, në një vrimë i bie fyellit.