teknik

Nga Wiktionary

TEKNIK m.

  • 1. Specialist në një degë të teknikës; ai që ka arsim të mesëm teknik. Teknik i mesëm. Teknik bujqësor (metalurg, gjeolog). Teknik miniere. Teknik i armatimit (i ndërtimit, i tuneleve, i blegtorisë, i pyjeve). Doli (u bë) teknik.
  • 2. fig. Njeri që e njeh mirë një punë, ai që e zotëron mirë një mjeshtëri për të kryer diçka, ai që e bën diçka me mjeshtëri e me art. Teknik i mbaruar.

TEKNIK mb.

  • 1. Që lidhet me mjetet e me veglat e zhvilluara të punës dhe me metodat që përdoren në prodhimin shoqëror për të arritur përfundime sa më të mira me sa më pak shpenzime; që lidhet me makineritë, me pajisjet e me veglat e punës; që ka të bëjë ose që merret me studimin, me përdorimin, me përsosjen dhe me zbatimin e teknikës. Përparim (zhvillim) teknik. Sigurim teknik. Njohuri (përsosje, prapambetje) teknike. Ndihmë teknike. Bazë teknike. Shkollë (lëndë) teknike. Libër teknik. Revistë teknike. Byroja teknike. Këshilli (rrethi) teknik.
  • 2. Që lidhet me mënyrat e me metodat e përdorura në një punë të caktuar, që ka të bëjë me mjeshtërinë e me teknikën e përdorur në të; që ka teknikë të lartë. Aftësi (përgatitje, shprehi) teknike. Gabime teknike. Element teknik. Nga ana teknike.
  • 3. Që lidhet me punën, me gjendjen dhe me mirëmbajtjen e makinerisë, të pajisjeve, të veglave të ndryshme etj. Kontroll (shërbim, drejtim) teknik. Kërkesa (norma, rregulla) teknike. Disiplinë teknike. Gjendja teknike. Të meta teknike. Dokumente teknike. Kontrollor teknik.
  • 4. Që ka marrë arsim të mesëm profesional; që merret me punë ndihmëse në një degë të caktuar të shkencës, të teknikës etj. Kuadri (personeli) teknik. Forcat teknike. Redaktor teknik.
  • 5. Që shpreh një gjë, e cila është e njohur vetëm për specialistët e një dege të shkencës e të teknikës; që përdoret vetëm në një degë të veçantë të teknikës; që i përket një dege të veçantë të shkencës ose të teknikës. Term teknik. Shprehje teknike. Në gjuhën teknike. Çështje teknike.
  • Pjekuri teknike spec. shih te PJEKURI, ~A. Sistemi teknik spec. shih te SISTEM, ~I 6.