te

Nga Wiktionary

TE

I. ndajf.

  • 1. Përdoret për të lidhur dy fjali midis tyre si fjalë lidhëse ose si ndajfolje lidhore me vlerën e një përemri lidhor me parafjalë. Kujto vendin te ke lerë!
  • 2. Ku. Ja tek është! Ja tek e ke! Ja tek po vjen.
  • 3. Si, qysh. Si e tek është? Si të bëjmë e tek të bëjmë.

II. parafj.

  • 1. Përdoret me një emër të rasës emërore, dhe së bashku me të shënon vendin a sendin ku a pranë të cilit ndodhet dikush a diçka ose kryhet një veprim. Te shtëpia. Te fshati me të dalë. Tek ana e lumit (e rrugës). Te rrëza e malit. Te pragu i derës. Isha te miqtë (te shoku). Mbeti te fqinji. Të mbështetemi te populli! I rri te kryet.
  • 2. Përdoret me një emër të rasës emërore dhe së bashku me të shënon vendin ose njeriun, drejt të cilit lëviz dikush a diçka. Shkoi tek i ati (tek e ëma, tek i biri, te shokët). Erdhi te gjyshi (te nëna, te plaku). Arritën deri te maja (te qafa) e malit.
  • 3. Përdoret në bashkëvajtje me parafjalën nga dhe me emra e përemra për të treguar se veprimi, gjendja a diçka tjetër kalon ose shtrihet nga një kohë në një tjetër, nga një vend në një tjetër, nga një njeri në një tjetër etj. Nga njëri tek tjetri. Nga ai tek unë. Nga ajo kohë te kjo kohë. Nga njëra palë tek tjetra.

III lidh.

  • 1. Kur. Tek po punonte. Tek po ecte. Tek po rrinte. Tek po hante. Tek e pa. Tek s'vdiq atëherë, s'vdes më.
  • 2. Ku. Atje tek je ti, jam edhe unë. Tek buron uji i kulluar..
  • Tek e fundit shih te FUNDIT (i,e).