tavan

Nga Wiktionary

TAVAN m.

  • 1. Pjesa e sipërme, përkundrejt dyshemesë, që mbulon një dhomë dhe që është e suvatuar si muret ose është bërë prej dërrasash. Tavan i ulët (i lartë). Tavan me dërrasa. Kërthiza e tavanit. Dhomë pa tavan. Dyshemeja dhe tavani. Ra tavani. Bëri (leu) tavani. Arrin tavanin me dorë. I zë koka në tavan është shumë i gjatë.
  • 2. Pjesa e sipërme që mbulon diçka, mbulesa e diçkaje. Tavani i furrës (i shpellës, i kafazit, i zgjoit).
  • 3. min. Shtresë dheu, shkëmbi etj., që gjendet mbi mineralin e dobishëm a mbi damarin e tij. Tavani i mineralit (i qymyrit). Drejtimi i tavanit.
  • S'ka tavan diçka s'ka cak a kufi, është e papërcaktuar, nuk dihet sa zgjat (p.sh. «Jeta s'ka tavan») Më ra tavani (çatia, shtëpia, qielli) mbi (në) kokë shih te BIE. E bëri tokë e tavan shtëpinë etj. shih tek TOK/Ë~A.